DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Messi i del në ndihmë Madridit pas zjarreve shkatërruese me një shumë të konsiderueshme

4 Gusht 2026
A A
Messi i del në ndihmë Madridit pas zjarreve shkatërruese me një shumë të konsiderueshme
Share on Facebook

Presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, ka njoftuar sot përmes rrjeteve sociale se futbollisti argjentinas Lionel Messi ka dhuruar 80 mijë euro për të ndihmuar në rindërtimin e zonave të prekura nga zjarret shkatërruese në Madrid gjatë javëve të fundit.

Donacioni i Messit do të përdoret për të mbështetur rikuperimin e rajonit Sierra Oeste të Madridit, i cili u dëmtua rëndë nga zjarret gjatë muajit korrik.

Kontributi u bë i ditur të martën nga Ayuso përmes llogarive të saj në mediat sociale, ku ajo falënderoi publikisht yllin argjentinas për këtë gjest.

“Dua ta falënderoj dhe t’i them se njerëzit e Madridit shpresojnë ta mirëpresin përsëri së shpejti për t’i dhënë duartrokitjet që meriton”, shkroi Ayuso në mesazhin e saj.

Donacioni do të shërbejë për riparimin e një zone ku zjarret kanë prekur rreth 27 mijë hektarë brenda Komunitetit të Madridit. Sipas të dhënave nga qeveria rajonale, zjarret prekën 17 komuna dhe shkaktuan dëme në pyje, toka bujqësore, ferma, banesa dhe infrastrukturë.

Komuniteti i Madridit ka nisur një plan për mbështetjen e familjeve të prekura dhe restaurimin e zonave natyrore. Masat përfshijnë ndihmë për strehimin, bizneset dhe të vetëpunësuarit, riparimin e rrugëve, si dhe punë për parandalimin e erozionit dhe nxitjen e rimëkëmbjes së pyjeve.

Kontributi i Messit i bashkohet fondeve publike dhe private të dedikuara për rindërtimin e rajonit Sierra Oeste, ku shërbimet emergjente vazhdojnë monitorimin e terrenit dhe punën në zonat e prekura nga zjarri.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 908)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (184)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com