Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar fotografi nga një takim i përbashkët me Grupin Parlamentar të LDK-së, të mbajtur në selinë e partisë.
Teksa nesër (e enjte) pritet të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 7 qershorit, Abdixhiku ka ndarë edhe një mesazh për deputetët e partisë së tij.
“Me 18 deputetët e LDK-së, në përcaktimin e rrugëtimit të përbashkët përpara.
Paçi fat e shëndet, në shërbim të Republikës dhe popullit të Kosovës nga nesër e tutje”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
