Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur besimin se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të arrijnë një marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës.
Bulliqi ka vlerësuar se të dyja partitë janë në rrugë të mirë drejt një marrëveshjeje, ndërsa ka theksuar se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme.
“Mendoj se janë në rrugë të mirë për të arritur marrëveshje. Zgjedhjet e reja s’janë të nevojshme”, ka deklaruar Bulliqi.
