DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Enver Hasani: Pas betimit të Haxhiut si deputete vendi është pa shef të shtetit

6 Gusht 2026
A A
Hasani: Mbajtja e seancës për Qeverinë është jokushtetuese
Share on Facebook

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Albulena Haxhiu me përfundimin e procesit të betimit si deputete, s’është më u.d e Presidentit dhe se vendi s’ka President.

“Avnia është kryesues. Ai nuk mund të jetë ushtrues detyre i Presidentit. Me situatën e sotme nuk ka më ushtrues detyre të Presidentit sepse Albulena dha betimin për deputet të Kuvendit.Pra, Republika e Kosovës aktualisht është pa President të Republikës”, ka thënë Hasani.

Sipas Hasanit, tashmë Kuvendi pas konstituimit të plotë duhet të procedojë me zgjedhjen e Presidentit dhe jo të Qeverisë.

“Kuvendi duhet të procedojë me zgjedhjen e Presidentit jo vetëm për shkak të asaj që ndodhi sot, por sepse e ka detyrim kushtetues zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Siç dihet tashmë, paragrafi 162 i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shpall tërësisht i pavlefshëm dhe jokushtetues dekreti i zonjës Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, e ka bërë të qartë se, kurdo që vendi nuk ka President, së pari duhet të zgjidhet Presidenti dhe vetëm më pas të procedohet me zgjedhjen e organeve të tjera”, ka thënë ai.

“Përveç kësaj, më lejoni të them se zoti Kurti duhet ta dijë që aktgjykimi i para fundit i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar se Kuvendi duhet të mblidhet dhe të konstituohet brenda afatit tridhjetëditor nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Mirëpo, tashmë është e qartë se Kurti vazhdimisht e interpreton Kushtetutën në mënyrë abuzive. Siç duket, ai tani se afati prej tridhjetë ditësh vlen vetëm për thirrjen e seancës së Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve nacionale”, ka përfunduar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 028)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com