DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria në Prishtinë ndalon dy persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor, armëmbajtje pa leje dhe kanosje

6 Gusht 2026
A A
Prokuroria në Prishtinë ndalon dy persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor, armëmbajtje pa leje dhe kanosje
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë dy persona me inicialet A.D. dhe L.D., nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”, të parashikuara me nenet 186, 366 dhe 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, pas paraqitjes së tyre në Policinë e Kosovës.

Sipas hetimeve të deritanishme, rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur më 23 mars 2026 në Prishtinë, ku i dëmtuar është një zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). Gjatë hetimeve janë siguruar prova që mbështesin dyshimin e bazuar ndaj të dyshuarve.

Prokurori i Shtetit është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale për sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndjekjen penale të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 376)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com