Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Republikës, duke theksuar se kjo është përgjegjësi kushtetuese dhe politike e të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Sipas saj, qytetarët presin përgjegjësi dhe jo bllokada institucionale, ndërsa rikthimi i vendit në zgjedhje të reja nuk është zgjidhje. Nagavci tha se Vetëvendosje ka kërkuar kohë shtesë për t’u dhënë mundësi bisedimeve të prodhojnë një marrëveshje në interes të shtetit.
