Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu tha se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe në vend.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të shohin pamjet e Kuvendit dhe të shohin fajtorin për zhvillimet e fundit.
“Fatkeqësisht, qytetarëve të Kosovës dhe besimin që na e kanë dhënë si deputetë edhe si subjekte politike na e kanë dhënë që t’i konstituojmë institucionet dhe që të jenë funksionale, në funksion të shtetit të Kosovës. Por po e shohim një papërgjegjësi totale nga subjekti i parë, i cili nuk po gjen mënyrën që të kryejë obligimin e vet kushtetues për ta prezantuar emrin e kryetarit të Kuvendit dhe për të bërë votimin dhe për t’u konstituar Kuvendi. Dhe kjo është vërtet fatkeqësi, është mungesë e madhe, por është papërgjegjësia e tyre. I bëj të gjithë qytetarëve thirrje që ta shohin këtë pamje të një Kuvendi i cili mblidhet dhe nuk arrin që të konstituohet, e përgjegjësia i takon subjektit më të madh”, tha tutje Lushaku Sadriu.
