Një rast i organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, si dhe armëmbajtjes pa leje, është raportuar në Deçan.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një kuti me çipa të lojërave të pokerit, një armë automatike, dhjetë fishekë, si dhe një çantë dore që përmbante një brisk dhe një faturë.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
