Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se, pavarësisht urdhrit mbrojtës, ka shkuar në shtëpinë e një gruaje dhe ka kanosur babain e saj.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull shqiptar banor i Maqedonisë së Veriut për të cilin ka urdhër mbrojtës kishte shkuar te shtëpia e viktimës femër kosovare dhe e kishte kanosur babain e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
