Ky është momenti i arrestimit të Kristi Sterjos, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Joan Zuko, në Korçë.
Sterjo u arrestua në mesnatë nga Policia e Korçës, pranë Mitropolisë.
Siç shkruan Euronewal, ai ishte rikthyer në zonë për të shkuar në banesë, ku dyshohet se do të merrte para për të vijuar arratinë.
Policia e lokalizoi dhe e prangosi para se i riu të mund të largohej sërish.
