DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Gjendja s’ka qenë kurrë më e rëndë’, në shtator komunat dalin në protesta kundër Qeverisë Kurti

9 Gusht 2026
A A
“Gjendja s’ka qenë kurrë më e rëndë’, në shtator komunat dalin në protesta kundër Qeverisë Kurti
Share on Facebook

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka vendosur që nga muaji shtator të organizojë protesta kundër Qeverisë Qendrore të udhëhequr nga Albin Kurti.

Gazeta Insajderi merr vesh nga burime të sigurta se ky vendim radikal vjen pas një serie të gjatë përplasjesh e bllokadash institudionale.

​Sipas burimeve të Insajderit, pakënaqësia e akumuluar e pushtetit lokal ndaj atij qendror lidhet me disa vendime e veprime specifike të Qeverisë që kanë dëmtuar autonominë dhe financat e komunave.

​Dëmi i madh financiar që u është shkaktuar arkave komunale përmes përmbaruesve për faturat e kontratave kolektive — një kosto që Qeveria vazhdon të refuzojë ta mbulojë.

​Vonesat dhe bllokimi i mjeteve vetjake nga Ministria e Financave, gjë që ka pezulluar dhjetëra projekte kapitale në nivel lokal.

​Marrja e kompetencave për konkurse dhe rekrutim stafi, procese që po menaxhohen pjesërisht nga Ministria e Administratës Publike.
​
Së fundmi, përpjekja e Qeverisë për t’u marrë komunave të drejtën dhe kompetencat në dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, hapësirë kjo kyçe për zhvillimin ekonomik lokal.
​
​Këtë informacion të siguruar nga Insajderi e ka konfirmuar edhe Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, i cili bëri të ditur se situata mes dy niveleve të pushtetit ka arritur në pikën më kritike.

​”Po, mund ta konfirmoj informacionin tuaj. Situata në të cilën ndodhen komunat nuk ka qenë asnjëherë më e rëndë, si në aspektin financiar, ashtu edhe për shkak të centralizimit të vazhdueshëm të kompetencave. Kjo çështje është diskutuar si në Këshillin e Kryetarëve, ashtu edhe në Bordin e AKK-së”, ka thënë Ibrahimi për Insajderin.

​Kreu i AKK-së theksoi se zbritja në rrugë është mbetur opsioni i vetëm për shkak të shpërfilljes nga niveli qendror.

​”Gjendja e krijuar është pasojë e neglizhencës dhe mungesës së bashkëpunimit të Qeverisë me komunat ndër vite. Në këto rrethana, komunave nuk u ka mbetur zgjidhje tjetër përveç protestës, e cila mund të mbahet në fillim të muajit shtator. Për datën e saktë dhe hapat e mëtejshëm, opinioni publik do të njoftohet me kohë,” deklaroi ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 667)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 171)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (404)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com