DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deklarata e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, vjen një reagim nga Qeveria Kurti

9 Gusht 2026
A A
Deklarata e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, vjen një reagim nga Qeveria Kurti
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhën e lumit Ibër dhe sistemin e ujërave që lidhet me Ibër-Lepencin.

Vuçiq ka deklaruar se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke thënë se për këtë çështje janë angazhuar inxhinierë dhe ekspertë.

Pacolli i ka cilësuar këto deklarata si “thellësisht shqetësuese dhe të papranueshme”.

“Sipas Konventës së Helsinkit, shtetet kanë detyrim të bashkëpunojnë për përdorimin e drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, të parandalojnë dëmet ndërkufitare dhe të mbrojnë ekosistemet ujore. Resurset ujore nuk mund të përdoren si instrument kërcënimi, presioni apo destabilizimi ndaj një shteti tjetër”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se Liqeni i Ujmanit dhe sistemi Ibër-Lepenc përbëjnë infrastrukturë kritike strategjike të Republikës së Kosovës.

Sipas Pacollit, ky sistem është jetik për furnizimin me ujë të pijshëm të qindra mijëra qytetarëve, funksionimin e sektorit energjetik, bujqësinë dhe ekuilibrin mjedisor të një pjese të rëndësishme të vendit.

“Prandaj, çdo deklaratë apo veprim që synon ndërhyrjen, dëmtimin, devijimin ose ndryshimin e njëanshëm të rrjedhave ujore dhe infrastrukturës ujore, me pasoja për Kosovën, nuk është çështje e politikës ditore. Është çështje e sigurisë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore, dhe duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal nga bashkësia ndërkombëtare”, ka deklaruar ajo.

Pacolli u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që të reagojnë ndaj deklaratave të presidentit serb dhe të kërkojnë respektimin e plotë të parimeve dhe detyrimeve të së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.

“Republika e Kosovës do të mbrojë resurset e saj ujore, infrastrukturën kritike dhe interesin e qytetarëve të saj, në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”, ka përfunduar Pacolli.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 667)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 184)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (404)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com