Aleanca Kosovare e Bizneseve e konsideron të papranueshme çdo fushatë, deklaratë apo veprim që dëmton besimin e konsumatorëve ndaj prodhimeve vendore dhe markës “Made in Kosovo”.
”Në një kohë kur Kosova vazhdon të shpenzojë miliarda euro për importe dhe ekonomia jonë mbetet e varur nga produktet e huaja, është paradoksale që presioni më i madh të bie mbi prodhuesin vendor – atë që investon në Kosovë, punëson qytetarët tanë, paguan tatime dhe krijon vlerë brenda vendit”, thuhet tutje.
AKB pyet: Kush po e sulmon prodhuesin vendor? Kush po garanton se produktet e importuara kontrollohen me të njëjtin standard? Dhe pse konsumatori kosovar duhet të ketë më shumë siguri për një produkt që prodhohet në Kosovë se sa një produkt që vjen nga jashtë?
