Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka shqiptuar 65 gjoba gjatë javës së kaluar për raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në Prishtinë.
Sipas Policisë, 55 prej gjobave janë shqiptuar ndaj personave fizikë, ndërsa 10 ndaj personave juridikë.
Në kuadër të masave për parandalimin e këtyre dukurive, më 7 dhe 8 gusht 2026, Policia e Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka zhvilluar një aksion të përbashkët.
Gjatë aksionit janë ndërmarrë masat përkatëse ndaj personave që kanë shkelur rregullat dhe kanë cenuar rendin e qetësinë publike.
Policia ka bërë të ditur se kontrollet dhe aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt dhe më të qetë për qytetarët.
