DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Armë e municion të sekuestruara pas të shtënave në një aheng familjar në Malishevë

10 Gusht 2026
A A
Armë e municion të sekuestruara pas të shtënave në një aheng familjar në Malishevë
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë zjarri dhe gëzhoja pas dyshimeve se gjatë një ahengu familjar në fshatin Lladrovc të Malishevës janë përdorur armë.

Rasti ka ndodhur dje, tha Policia, e cila njoftoi se veprimet operative dhe hetimore i ndërmorën pas pranimit të informacioneve dhe ngritjes së dyshimit të arsyeshëm.

“Stacioni Policor në Malishevë, bazuar në informacionet e pranuara dhe mbi dyshimin e arsyeshëm se gjatë një ahengu familjar më datë 09.08.2026 në fshatin Lladrovc-Malishevë janë përdorur armë zjarri, në koordinim dhe konsultim me prokurorin kompetent ka ndërmarrë veprime policore, operative dhe hetimore. Si rezultat, sot është realizuar kontroll në vendbanimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në oborrin ku ishte organizuar ahengu, Policia tha se “janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja, si dëshmi materiale për rastin”.

“Ndërkaq, në automjetet e parkuara në afërsi të vendit ku është organizuar ahengu, pronë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë automatike e tipit AK-47 me një karikator, një armë e gjatë gjysmë automatike, si dhe një pistoletë me gaz me një karikator dhe 4 fishekë. Të gjitha këto janë sekuestruar si dëshmi materiale për rastin”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin, Policia tha se “në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona meshkuj të moshës madhore, nën dyshimin se të njëjtit kanë përdorur armët e sekuestruara”.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm”, ndërsa rasti do të trajtohet më tej në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 376)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com