DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Eskavatori nxjerr mjetin e pashpërthyer gjatë gërmimeve në Gllarevë të Klinës – alarmohen KFOR e FSK, intervenojnë ekipet e deminimit

11 Gusht 2026
A A
Eskavatori nxjerr mjetin e pashpërthyer gjatë gërmimeve në Gllarevë të Klinës – alarmohen KFOR e FSK, intervenojnë ekipet e deminimit
Share on Facebook

Një mjet i rrezikshëm i pashpërthyer është hasur të hënën pasdite gjatë punimeve me eskavator në fshatin Gllarevë të Klinës, duke bërë që në vendin e ngjarjes të intervenojnë njësitë e specializuara të KFOR-it dhe FSK-së.

Rasti është raportuar rreth orës 17:00, në rrugën “Ahmet Pantina”, pasi Xh. P. ka njoftuar Policinë se gjatë gërmimeve ishte hasur një mjet i dyshimtë shpërthyes.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se patrulla policore ka dalë menjëherë në lokacion, ku është konstatuar se bëhej fjalë për një mjet të pashpërthyer të kategorisë A-6.

Për shkak të rrezikut, janë njoftuar institucionet kompetente, ndërsa rreth orës 22:30 në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet EOD të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njësitë e specializuara e kanë marrë mjetin e rrezikshëm dhe e kanë transportuar për asgjësim në një lokacion të sigurt.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit ngjarja është evidentuar si incident pa nevojë hetimi

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 668)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 266)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (405)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com