DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-ministri Latifi i reagon Zelenskyt: Nëse po krijoni aleanca me Vuçiqin, keni zgjedhur rrugën e gabuar

11 Gusht 2026
A A
Ish-ministri Latifi i reagon Zelenskyt: Nëse po krijoni aleanca me Vuçiqin, keni zgjedhur rrugën e gabuar
Share on Facebook

Ish-ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, i ka drejtuar një letër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas deklaratës së këtij të fundit në Beograd se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Latifi, në letër shpreh zhgënjim të thellë për qëndrimin e Kievit ndaj pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar deklaratën e Zelenskyt në Beograd si një qëndrim që, sipas tij, bie ndesh me interesat dhe përvojën e vetë Ukrainës.

“Çdo argument që është përdorur kundër Kosovës, është përdorur edhe kundër jush, nga e njëjta fuqi dhe me të njëjtat fjalë”, shkruan ish-ministri.

Ai thekson se Kosova ka qenë në krah të Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus, duke përmendur mbështetjen për sanksionet evropiane dhe amerikane ndaj Rusisë, pritjen e gazetarëve dhe familjeve ukrainase, si dhe njohjen e Ukrainës brenda kufijve të saj ndërkombëtarisht të njohur, përfshirë Krimenë.

Latifi kujtoi gjithashtu angazhimin e tij personal ndaj Ukrainës.

“Si shqiptaro-amerikan nga Kosova, unë e vizitova Ukrainën për t’i dalë në ndihmë pas pushtimit të parë”, shkruan ai, duke shtuar se shpreson që në një vizitë të ardhshme ta shohë Ukrainën të lirë.

Në letrën e tij, ish-ministri argumenton se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës është veçanërisht zhgënjyes për shkak të ngjashmërive që, sipas tij, ekzistojnë mes përvojës së Kosovës dhe asaj që po përjeton Ukraina përballë agresionit rus.

“Ne e dimë se çfarë po durojnë njerëzit tuaj, sepse e kemi duruar edhe vetë, nga dora e së njëjtës doktrinë dhe në kujtesën tonë të gjallë”, shprehet Latifi.

Ai e kritikon ashpër edhe afrimin e Zelenskyt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke e paralajmëruar presidentin ukrainas se bashkëpunimi me Beogradin dhe përpjekjet për afrimin me Moskën përbëjnë, sipas tij, “rrugën e gabuar”.

“Nëse po krijoni aleanca me Vuçiqin, duke u përpjekur të bëheni mik me Putinin, ju keni zgjedhur rrugën e gabuar. Krejtësisht të gabuar”, thuhet në letër.

Latifi e përfundon letrën duke shprehur solidaritetin e tij me popullin ukrainas dhe duke bërë thirrje që Ukraina të qëndrojë në krah të Kosovës.

“Me respekt, dhe me solidaritet të vazhdueshëm për popullin e Ukrainës”, përfundon letra e nënshkruar nga Prof. Dr. Rifat Latifi, ish-Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 369)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com