DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dehari: Më mirë një marrëveshje sesa 57 seanca pa rezultat

11 Gusht 2026
A A
Dehari: Më mirë një marrëveshje sesa 57 seanca pa rezultat
Share on Facebook

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti më i vjetër në këtë legjislaturë, Avni Dehari, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje për tejkalimin e bllokadës në Kuvend.

“Seanca e rradhës do të thirret sapo të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Pa një marrëveshje nuk ka kuptim të mbahet seanca vetëm për formalitet. Se po ndodhin ato parashikime, por nuk ka sanksione, e derisa nuk ka sanksione nuk mund të quhet shkelje. Edhe kjo s’po bëhet, për të mos respektuar rregulloren ose kushtetutën, por për ta gjetur një zgjidhje.

Më 28 dhjetor 57 herë, nëse s’gabohem, shkuam mbajtëm seanca, apo? Edhe nuk sollën kurrfarë rezultati. Çfarë kuptimi do të kishte tash për shembull të mbajmë seanca njëren pas tjetrës edhe prapë të mos ketë rezultate? Qytetarët janë të interesuar për zgjidhje, jo për me pa se sa seanca po mbahen.

Edhe ata që në këtë rast po kërkojnë të mbahet të zgjidhet kryetari i Kuvendit e të zgjidhet kryeministri, e kanë shumë lehtë. Le të merren vesh për një president edhe mbahet pastaj një seancë edhe zgjidhen të gjitha institucionet, bëhet zgjidhja. Se qëllimi është të bëhet zgjidhja, jo vetëm të mbahen seanca për pamje”, tha ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 276)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (406)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com