DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Nuk e ndeza unë, dikush ishte aty para meje”, dëshmia e të dyshuarit për zjarrin në Krujë

11 Gusht 2026
A A
“Nuk e ndeza unë, dikush ishte aty para meje”, dëshmia e të dyshuarit për zjarrin në Krujë
Share on Facebook

“Po përpiqesha ta fikja zjarrin”, mësohet të jetë shprehur Qemal Berhami, i cili u ndalua nga policia nën dyshimin se kishte lidhje me zjarrin që përfshiu Krujën, por u lirua disa orë më vonë me urdhër të Prokurorisë.

Sipas dëshmisë së zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, i moshuari ka mohuar të ketë shkaktuar zjarrin dhe ka deklaruar se në momentin kur ka parë flakët, ka marrë një zorrë uji dhe është përpjekur t’i shuante.

Lirimi i tij erdhi pasi Prokuroria e cilësoi ndalimin si të paligjshëm. Në fashikujt e Prokurorisë thuhet se nuk kishte prova që e implikonin 74-vjeçarin, ndërsa nuk ishte njoftuar organi i akuzës për ndalimin. Gjithashtu, Berhami rezulton të ketë qenë bashkëpunues me autoritetet.

Vetë i moshuari ka dhënë edhe një version mbi mënyrën se si mund të ketë nisur zjarri, duke përmendur hapjen e saraçineskës së ujit të lagjes në të njëjtën kohë kur ka rënë zjarri. Ai ka deklaruar se nuk mund të japë një shpjegim se si ka nisur flaka, por ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij.

“Kam qenë poshtë shtëpisë time dhe kur kam dalë, unë kam parë një vatër zjarri sipër banesës time dhe kam marrë një zorrë uji për ta fikur. Në këtë kohë edhe komshiu im, Artur Berhami, më ka thirrur duke më thënë: ‘Ç’është ai zjarr?’. Unë i kam thënë: ‘Hajde se ka rënë zjarr’. Ai s’ka ardhur dhe unë jam përpjekur me mjete rrethanore për ta fikur. Flaka është përhapur me shpejtësi dhe ka qenë e pamundur që unë ta fikja.

Unë me bashkëshorten time çdo ditë hapim ujin e pijshëm të lagjes në mëngjes dhe pasdite, 06:00 deri më orën 07:00, kurse pasdite nga ora 16:00 deri më orën 18:30. Mua më bën përshtypje që në orën që ka rënë zjarri u hap dhe saraçineska e ujit te depoja. Kjo tregon se një person tjetër ka shkuar te depoja e ujit në kohën që ka rënë zjarri, pasi saraçineska e ujit nuk mund të hapet vetë.

Nuk di të jap shpjegime se si ka rënë zjarri. Unë vetë mundohem të jem i kujdesshëm, pasi edhe cigaren unë e fik me pështymë. Unë jam 74 vjeç dhe gjatë jetës time nuk kam kryer herë tjetër vepër penale. Jetoj i vetëm me bashkëshorten time, Nurie Berhami, ndërsa fëmijët e mi i kam jashtë shtetit.

Te ai vend kaloj vetëm unë dhe bashkëshortja ime, kurse poshtë shtëpisë time ka rrugë ku kalojnë njerëz të lagjes”, mësohet të jetë shprehur Berhami në dëshminë e tij, shkruan TCH.

Në momentin kur policia shkoi në zonë, 74-vjeçari ishte gjetur duke u përpjekur të shuante zjarrin. Ndërkohë, në zonën e Abazës vijon puna për kontrollin e vatrave të mbetura aktive, ndërsa zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore dhe kishte rrezikuar banesa e biznese.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 276)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (406)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com