DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryenegociatorja shqiptare i përgjigjet Serbisë: Ibri duhet të mbartë ujë, jo pakënaqësi gjeopolitike

11 Gusht 2026
A A
Kryenegociatorja shqiptare i përgjigjet Serbisë: Ibri duhet të mbartë ujë, jo pakënaqësi gjeopolitike
Share on Facebook

Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja e Shqipërisë për negociatat me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur ministrit serb për Integrim Evropian, Nemanja Staroviq, lidhur me debatin për lumin Ibër.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dhuka ka thënë se “lumi rrjedh përpara. Po ashtu edhe historia”, ndërsa ka kundërshtuar idenë që uji të përdoret si instrument i presionit politik.

Ajo ka kritikuar edhe referencat e zyrtarit serb ndaj Rezolutës 1244, duke thënë se interpretimi i saj është selektiv.

“Metaforë e këndshme, me një të metë të vogël strukturore: ajo mbështetet mbi një lexim aq selektiv të Rezolutës 1244, saqë bëhet dhe vetë porsi një kështjellë prej rëre”, ka shkruar Dhuka.

Sipas saj, Rezoluta 1244 nuk e rivendosi sovranitetin serb mbi Kosovën, por vendosi administrimin ndërkombëtar dhe hapi një proces të veçantë politik për statusin e saj.

Dhuka ka përmendur edhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se ajo nuk u konsiderua shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Sa i përket integritetit territorial, ajo ka deklaruar se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë, ndërsa ka kundërshtuar krahasimet mes Kosovës dhe Ukrainës.

“Shqipëria nuk ka absolutisht asnjë pretendim territorial ndaj Serbisë, dhe as ndonjë agjendë për ndonjë gjë ‘Më të Madhe’, përveç një Evrope të Madhe, me Shqipërinë, Kosovën dhe, po, edhe Serbinë, së bashku brenda saj”, ka shkruar ajo.

Dhuka ka shtuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të trajtohet në kuadër të dialogut, por njëkohësisht duhet të përmbushen edhe obligimet e Serbisë.

Në fund, ajo është rikthyer te çështja e lumit Ibër, duke thënë se debati nisi pikërisht nga kërcënimet lidhur me rrjedhën e tij.

“Ibri duhet të mbartë ujin, jo pakënaqësi gjeopolitike. Dhe nëse vërtet duam ta ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë evropiane, ekziston një themel ndërtimi dukshëm më i fortë se rëra: REALITETI”, ka përfunduar Dhuka.

Reagimi i saj vjen pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli për mundësinë e devijimit të lumit Ibër, i cili kalon nëpër Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë dhe furnizon edhe Liqenin e Ujmanit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 291)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (406)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com