DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ulutash: Optimizimi i KFOR-it si rezultat i përmirësimit të situatës në Kosovë

12 Gusht 2026
A A
Ulutash: Optimizimi i KFOR-it si rezultat i përmirësimit të situatës në Kosovë
Share on Facebook

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek, në Shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”.

Në takim, me Elekun morën pjesë edhe Igor Simiq, Jovana Radosavljeviq dhe Milan Radojeviq. Sipas KFOR-it, palët diskutuan për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe procesin e vazhdueshëm të optimizimit të pranisë së KFOR-it.

Ulutash ka theksuar se ndryshimi gradual i pranisë së KFOR-it ka nisur si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë. Megjithatë, ai ka bërë të ditur se procesi është i bazuar në kushte dhe mund të përmbyset nëse zhvillimet e ardhshme ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Komandanti i KFOR-it ka theksuar se misioni do të mbetet plotësisht i pajisur dhe i pozicionuar për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të sigurisë, në përputhje me mandatin e përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në njoftim thuhet gjithashtu se KFOR-i mbetet reaguesi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe se procesi i kalimit gradual të pranisë së trupave nga ura kryesore në Mitrovicë është ende në fazën fillestare.

Sipas KFOR-it, pas përfundimit të këtij procesi do të ruhet një prani e fortë në Mitrovicën e Veriut dhe në veri të Kosovës, në interes të të gjitha komuniteteve.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 300)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (406)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com