DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gruaja denoncon bashkëshortin në Prishtinë: “Më goditi me shishe” – pretendon se dhuna kishte ndodhur edhe më parë

12 Gusht 2026
A A
Gruaja denoncon bashkëshortin në Prishtinë: “Më goditi me shishe” – pretendon se dhuna kishte ndodhur edhe më parë
Share on Facebook

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike,

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është L. Xh. rreth 27-vjecare, ndërsa personi i dyshuar është bashkëshorti i saj, G. P. rreth 26-vjecar.

Rasti është raportuar rreth orës 23:10, kur njësia policore ka kontaktuar me 27-vjeçaren në rrugën “Rexhë Delia”.

Sipas deklaratës së saj, incidenti kishte ndodhur më herët në shtëpinë e bashkëshortit, në rrugën “Helena Topia”, ku ajo pretendon se gjatë ushtrimit të dhunës fizike ishte goditur me një shishe.

Siç thonë burimet, gruaja u ka deklaruar hetuesve se ky nuk ishte rasti i parë. Sipas saj, edhe gjatë ditëve të mëhershme kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikike, por rastet nuk i kishte denoncuar në Polici.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka siguruar edhe prezencën e të dyshuarit, i cili është intervistuar lidhur me pretendimet.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për rastet e dhunës në familje, është urdhëruar që rasti të procedohet në kuadër të dhunës në familje. Hetimet lidhur me rrethanat e rastit pritet të vazhdojnë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 322)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (407)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com