Policia ka njoftuar se një grua dyshohet se ka kanosur me thikë një burrë dhe më pas e ka hedhur thikën, duke goditur një grua tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 13:40 në Mitrovicë.
E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Mitrovicë jug / 12.08.2026 – 13:40. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte kanosur me thikë viktimën mashkull kosovar, ndërsa më pas kishte hedhur thikë dhe me këtë rast kishte goditur viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
