Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy burra janë dërguar në mbajtje pasi dyshohet se kanë rrahur një grua.
PK’ja ka bërë të ditur përmes raportit ditor se rasti ka ndodhur në Podujevë, teksa gruaja është dërguar për trajtim.
“Podujevë / 12.08.2026 – NN. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë raportohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj se viktimës femër kosovare e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK . Të dyshuarit pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohen ne mbajtje“, thuhet në njoftimin e policisë.
