DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lushaku-Sadriu: Nuk duam të shkojmë drejt përçarjes qytetare dhe konfliktit

13 Gusht 2026
A A
Lushaku-Sadriu: Nuk duam të shkojmë drejt përçarjes qytetare dhe konfliktit
Share on Facebook

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie ka deklaruar se kanë qenë në Kuvend të mërkurën, mirëpo si parti nuk kanë dashur të eskalojë situata.

“Është takimi i rregullt i grupit parlamentar sot. Për me i diskutuar zhvillimet politike edhe me i konfirmuar qëndrimet tona si parti. Jo, kemi qenë në kontakt, kemi qenë të vetëdijshëm edhe për aksionet, por tani jemi në një udhëkryq për gjithë vendin edhe në një sfidë kushtetuese për të cilën vërtet duhet me pasur qasje edhe të kujdesshme edhe për shkak të sentimentit edhe ndjeshmërisë që kanë qytetarët ndaj institucioneve të Kosovës. Edhe unë po vazhdoj me i bërë thirrje partisë së parë që ta thërrasë seancën edhe ta konstituojnë Kuvendin dhe të bëjnë veprimet që i takojnë e jo ta lënë gjithë vendin në bllokadë”, tha ajo në një prononcim për Ekonomia Online.

Ajo tha se duhet pasur përgjegjësi të lartë për thirrjen e seancës konstituive e jo përçarje qytetare.

“Po, po, kemi qenë në Kuvend, por tani është si parti duhet me pasur edhe përgjegjësinë e lartë në kuptimin e thirrjes për me i bërë institucionet, por gjithmonë duke parasysh edhe momentin, duke mos i dhënë kahje tjetër. Ne nuk duam që të shkojmë tek një përçarje qytetare dhe një konflikti”, tha ajo.

Ndërkaq e pyetur se a ka pasë ndonjë ftesë për takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ajo tha se nuk është e njoftuar.

“Jo, nuk jam e vetëdijshme që ka pasur edhe me gjasa nuk ka”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 357)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com