DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dosja e Prokurorisë: Si i fotografonte zyrtarët e AKI’së i dyshuari për spiunazh

14 Gusht 2026
A A
Dosja e Prokurorisë: Si i fotografonte zyrtarët e AKI’së i dyshuari për spiunazh
Share on Facebook

Fehim Sali, mësimdhënës nga Dragashi, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, të siguruar nga KALLXO.com, Sali dyshohet se nga një periudhë e pacaktuar deri në arrestimin e tij më 13 gusht 2026, ka vepruar në territorin e Kosovës dhe Serbisë si person i rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë, BIA.

Ai dyshohet se, me qëllim të përfitimit material, ka ofruar ndihmë të vazhdueshme për këtë shërbim të huaj, duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të një zyrtari të lartë të BIA-s.

Në dosje thuhet se Sali ka ofruar informacione lidhur me situatën politike në Kosovë, ndërsa dyshohet edhe se ka identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), të cilët më pas dyshohet se i ka fotografuar me qëllim të identifikimit të tyre.

Po ashtu, ai dyshohet se ka ofruar informacione për persona që i përkasin sektit vehabi, si dhe për persona të tjerë, të cilët më pas dyshohet se i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, Sali ka ndërmjetësuar edhe për çështje dhe dokumente të lidhura me institucionet e Serbisë, ndërsa dyshohet se ka krijuar dhe mbajtur kontakte me persona me ndikim politik dhe shoqëror në Serbi dhe Kosovë, nga komunitetet jo shumicë.

Këtyre personave, sipas Prokurorisë, dyshohet se u ka ofruar udhëzime dhe orientime për mënyrën e veprimit politik, me qëllim të sigurimit, mbledhjes dhe përcjelljes së informatave me interes për BIA-n dhe realizimit të interesave të këtij shërbimi inteligjent.

Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve, Sali ka vepruar në kundërshtim me interesat shtetërore të Republikës së Kosovës, duke cenuar dhe dëmtuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Sali është arrestuar më 13 gusht 2026 në njërën nga pikat kufitare të Kosovës. Ndaj tij rëndon dyshimi për veprën penale të spiunazhit, ndërsa sot pritet të mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

I dyshuari gëzon prezumimin e pafajësisë dhe pretendimet e Prokurorisë do të vlerësohen gjatë procedurës gjyqësore.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com