DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Daçiq e akuzon për krime kundër civilëve

14 Gusht 2026
A A
E rëndë në Podujevë: 36-vjeçari humb jetën në QKMF, po merrte infuzion për shkak të gripit sezonal
Share on Facebook

Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.

I arrestuari, ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, është identifikuar me inicialet D.M., 47 vjeç. Sipas Daçiqit, ai është arrestuar në pikën kufitare të Batrovcit.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se ai e ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në dëm të anëtarëve të dy familjeve, gjatë qershorit të vitit 1999, në fshatin Bec, në komunën e Gjakovës”, tha Daçiq përmes një njoftimi.

Ndonëse Daçiq e identifikoi të arrestuarin vetëm me iniciale, një ditë më parë, avokati nga Kosova, Arianit Koci, njoftoi se autoritetet serbe kishin ndaluar Dugagjin Maxhunin nga Beci i Gjakovës, i moshës 47-vjeçare

Sipas tij, ai u ndalua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, dhe pas disa orësh verifikim, familjarët janë njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij ishin duke vazhduar.

Daçiq tha se ndaj D.M. fillimisht u caktua masa e ndalimit prej 48 orësh dhe kallëzimi penal ndaj tij më pas u dërgua në Prokurorinë serbe për Krime Lufte.

“Bazuar në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd – Departamenti për Krime Lufte, atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh”, tha Daçiq.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë me pyetje lidhur për këtë rast. Por, deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.

Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.

Radio Evropa e Lirë pyeti Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëse në listat e saj ekziston Dugagjin Maxhuni, por nga kjo organizatë thanë se ai është në listën e personave që gëzojnë statusin e veteranit.

Në Kosovë, po ashtu, viteve të fundit janë arrestuar dhjetëra serbë nën dyshime për krime lufte në Kosovë dhe disa raste kanë përfunduar me aktgjykime dënuese.

Ky është arrestimi i dytë gjatë gushtit që Serbia bën për krime të pretenduara të luftës në Kosovë. Më 2 gusht, një burrë u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.

Avokati Koci tha se bëhej fjalë për shtetasin e Kosovës, Mentor Mustafa, 44 vjeç nga Novobërda. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 671)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 398)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (407)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com