Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takimin e së martës, lidhur me situatën e krijuar politike dhe institucionale në vend.
Gjini shprehet se Haxhiu nuk mund të luajë rolin e unifikueses së spektrit politik, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po kërkojnë takim për të gjetur fajtorë për vendimin që, sipas tij, tashmë e kanë marrë për ta çuar vendin në zgjedhje.
“Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik”, thuhet mes tjerash në letrën e Gjinit.
