DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Na ndihmoi AKI-ja, s’kishte nga të ikte”-Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për plagosje në Istog, që ishte në arrati

15 Gusht 2026
A A
“Na ndihmoi AKI-ja, s’kishte nga të ikte”-Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për plagosje në Istog, që ishte në arrati
Share on Facebook

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e Vezir Hazirajt, i cili kërkohej për veprën penale tentim vrasje të ndodhur në fshatin Orroberdё të Istogut.

Pos tjerash në njoftim thuhet se, i dyshuari, duke e parë se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident.

‘’Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komunikata:

Arrestohet Vezir Haziraj, i dyshuari për veprën penale ‘Vrasje nё Tentativë’

Pejë, 15 gusht 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, më datën 07.08.2026, rreth orës 20:50, është informuar se në fshatin Orroberdё-Istog, kishte ndodhur njё plagosje dhe njё person ёshtё lënduar.

Njësitët policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjёherё ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё pёr tretman mjekёsor.

I dyshuari i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur. Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kanё punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim tё prokurorit tё shtetit ёshtё lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarët.

Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës.

I dyshuari Vezir Haziarj, duke e pa se nuk kishte mundёsi largimi ёshtё dorёzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjё incident.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com