DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çfarë tha Vezir Haziraj në Polici? Flet avokati i tij

15 Gusht 2026
A A
Pas arrestimit të Vezir Hazirajt, deklarohen nga Prokuroria
Share on Facebook

Sipas procesverbalit, Vezir Haziraj nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen apo veprat penale për të cilat ai dyshohet (Vrasje në Tentativë, Mbajtja në pronësi/kontroll e armëve, dhe Kanosja ndaj personit zyrtar).

​Ajo çfarë ai ka thënë gjatë atyre 15 minutave (17:30 – 17:45) në stacionin policor ka qenë vetëm përgjigje me “PO” dhe “JO” rreth procedurave standarde, konkretisht:
​Ka konfirmuar që është në gjendje të dëgjojë dhe të flasë.
​Ka pranuar të përfaqësohet nga avokati i tij dhe i ka kuptuar të drejtat.
​Nuk ka kërkuar përkthyes, pasi e kupton gjuhën.
​Ka deklaruar se nuk është i përfshirë në ndonjë procedurë tjetër penale.

​Arsyeja pse ai nuk ka thënë asgjë rreth vetë rastit është sepse ai ka informuar policinë dhe avokatin se është duke përdorur medikamente (Tramadoll, Diazepam).

Për shkak të kësaj dhe gjendjes së tij të rënduar emocionale, avokati i tij ka ndërhyrë dhe e ka këshilluar klientin që të mbrohet në heshtje derisa t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor.

Kësisoj, seanca është ndërprerë pa u marrë dëshmia e tij për ngjarjen.

I kontaktuar avokati tij, Asdren Mekaj ka thënë se nuk do të ketë deklarim nga i dyshuari, lidhur me rrethanat e rastit për të cilin ka qenë në arrati tash e disa ditë.

“Për momentin nuk do të ketë deklarim mbi rrethanat e rastit. Çështja është në fazën fillestare dhe mbrojtja, në funksion të garantimit të të drejtave të të mbrojturit, do të vlerësojë fillimisht rrethanat relevante për gjendjen e tij dhe nevojën për vlerësim profesional. Çdo prononcim i mëtejshëm do të bëhet pas përfundimit të këtyre vlerësimeve”, ka thënë Mekaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com