DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dështon atentati në një lokal në Elbasan, të dyshuarit i ngec arma/Video

15 Gusht 2026
A A
Dështon atentati në një lokal në Elbasan, të dyshuarit i ngec arma/Video
Share on Facebook

Një ngjarje e rëndë, e cila nuk ka sjellë pasoja, raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku një person ka tentuar të qëllojë me armë zjarri një shtetas në një lokal.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar është larguar nga kafja dhe më pas është afruar pranë shtetasit Mir Bitoci. Ai ka nxjerrë një armë zjarri dhe ia ka drejtuar në drejtim të tij, në një tentativë të dyshuar për ta qëlluar.

Reagimi i menjëhershëm i shënjestrës, i shoqëruar edhe me ngecjen e armës së zjarrit, ka bërë që atentati të dështojë dhe të mos ketë persona të plagosur.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i saj, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo me një përplasje të mbartur prej kohësh. Dyshimet lidhen edhe me faktin se Mir Bitoci rezulton të jetë një person i skeduar më herët nga policia.

Bitoci nuk jeton në Elbasan, por kthehet në këtë qytet vetëm gjatë periudhave të pushimeve.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com