DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohet kosovari në Rinas, Spanja e kërkonte për trafik droge – dyshohet se ishte pjesë e organizatës kriminale

16 Gusht 2026
A A
Arrestohet kosovari në Rinas, Spanja e kërkonte për trafik droge – dyshohet se ishte pjesë e organizatës kriminale
Share on Facebook

Një 43-vjeçar nga Gjakova, i cili jetonte në Amsterdam, është arrestuar në Rinas me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi i shtetasit me inicialet B. B. u bë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, falë koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës.

Autoritetet spanjolle dyshojnë se 43-vjeçari ka qenë i përfshirë në transportin e kokainës, si pjesë e një grupi kriminal të qëndrueshëm që vepronte kryesisht në Costa del Sol dhe në zona të tjera të Spanjës.

Sipas Policisë shqiptare, Gjykata Qendrore e Instruksionit nr. 1, pranë Audiencës Nacionale të Madridit, në korrik të këtij viti ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Vendimi lidhet me dyshimet për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, me qëllim tregtimin e substancave narkotike.

Hetimet e Policisë Gjyqësore Spanjolle kanë çuar në identifikimin e një strukture të organizuar, e cila dyshohet se merrej me trafikimin e kokainës.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare bëjnë të ditur se Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, po vijon procedurat për ekstradimin e 43-vjeçarit.

Në kuadër të të njëjtit operacion, në Rumani është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë edhe një 49-vjeçar i lindur në Tiranë, i shpallur në kërkim për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, nga Londra është ekstraduar drejt Shqipërisë një 31-vjeçar nga Berati, i cili kërkohej për vepra që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve dhe aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas autoriteteve shqiptare, këto rezultate janë pjesë e tre fazave të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që synon lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com