DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prishtinë: Dyshohet se ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren dhe tentoi të zhdukte provat, arrestohet pronari i “BK Models”

16 Gusht 2026
A A
Prishtinë: Dyshohet se ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren dhe tentoi të zhdukte provat, arrestohet pronari i “BK Models”
Share on Facebook

Hetimet për një rast të ngacmimit seksual ndaj një të miture 17-vjeçare në Prishtinë kanë marrë një kthesë tjetër, pasi personi i dyshuar tashmë po hetohet edhe për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa autorizim.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Blodin Karaxha 36-vjeçar, pronar i lokalit “Salla B – BK Models SHPK”, në Dardani.

Rasti fillestar ishte iniciuar më 4 gusht, nën dyshimin se Karaxha kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 17-vjeçare, duke e prekur fizikisht në pjesë intime të trupit.

Por gjatë veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, hetuesit kanë ngritur dyshime se provat që mund të dokumentonin atë që kishte ndodhur në lokal ishin cenuar.

Karaxha dyshohet se më 4 gusht, rreth orës 16:50, e kishte hequr pajisjen DVR nga lokali, me qëllim zhdukjen e pamjeve të kamerave të sigurisë që lidheshin me rastin e ngacmimit seksual.

Më 15 gusht, rreth orës 10:15, i dyshuari është ndaluar sërish, ndërsa në koordinim me Prokurorin kujdestar janë zhvilluar bastisje në dy lokacione – në shtëpinë e tij dhe në lokalin ku dyshohet se kishte ndodhur rasti.

Gjatë kontrolleve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta. Sipas të dhënave të rastit, për njërën prej tyre leja kishte skaduar në janar të vitit 2025, ndërsa arma tjetër ishte pa leje.

Po ashtu janë gjetur 224 fishekë të kalibrit 7.65 mm, gjashtë fishekë me gaz dhe një palë pranga me çelës.

Pas këtyre zhvillimeve, me udhëzim të Prokurorit kujdestar ndaj Karaxhës janë iniciuar edhe rastet për veprat penale “Manipulimi me prova” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 36-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me të gjitha dyshimet ndaj tij po vazhdojnë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 684)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 494)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (408)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com