Një person mashkull, shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar dhe është duke u trajtuar nga njësitet kompetente.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas procedurave të mëtejshme.
