DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani për hapjen e Urës së Ibrit: Shuan tendencat e Serbisë për gllabërim territoresh

17 Gusht 2026
A A
Osmani për hapjen e Urës së Ibrit: Shuan tendencat e Serbisë për gllabërim territoresh
Share on Facebook

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe kalimin e përgjegjësive për sigurinë te Policia e Kosovës.

Osmani i ka cilësuar këto zhvillime si të mirëseardhura, duke thënë se ato kontribuojnë në integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të Kosovës.

Sipas saj, për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës ka krijuar pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit, ndërsa ka ndikuar edhe në spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre.

“Prandaj, qarkullimi i lirshëm mbi urën kryesore të lumit Ibër, përveçse bashkon njerëz, mbi të gjitha është një hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka vlerësuar se, pavarësisht vonesave të mëdha, ky zhvillim do të ndihmojë në rritjen e sigurisë dhe vendosjen e një paqeje më të qëndrueshme në Kosovë.

Osmani ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet që janë angazhuar ndër vite për këtë proces, duke veçuar Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës vazhdon të mbajë barrën kryesore për sigurinë në çdo pëllëmbë të territorit tonë dhe për çdo qytetar të vendit tonë”, ka thënë ajo.

Reagimi i Osmanit vjen në kohën kur ka nisur transferimi gradual i përgjegjësive nga KFOR-i te Policia e Kosovës, zhvillim që lidhet edhe me perspektivën e rihapjes së urës kryesore të Mitrovicës për qarkullim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 685)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 521)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com