DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoqërohen 38 persona, ndalohet një oficer policie, një tjetër në kërkim

18 Gusht 2026
A A
Gjendet i vdekur 20-vjeçari francez në Ksamil, dyshohet se është goditur me thikë
Share on Facebook

38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit portugez, i cili u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “Principote” në Ksamil.

Burimet thonë se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, përveç 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes.

Në kuadër të hetimeve pritet edhe ndalimi i dy shtetasve turq, të cilët dyshohet se e ndihmuan Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes, si edhe i personave të tjerë që mund të kenë dijeni apo rol në ngjarje.

Ndërkohë, është ndaluar 24-vjeçari Moisid Matushaj, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez.

Nga hetimet ka rezultuar se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote”. Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton gjithashtu rolin e një çifti turk, i cili drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori i vrasjes. Sipas hetimeve, Sokrat Vata dyshohet se punonte gjithashtu si bodyguard i shtetasit turk.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe 36-vjeçari Bekim Bulica. Nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, me dyshimin se ka tentuar t’i shmanget hetimit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 687)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 564)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com