Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para mediave gjatë rrugës për në takimin e sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kurti ka thënë se në këtë takim po shkon me pozitivitet dhe mirëbesim, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar mënyrën se si mund të ecet përpara.
“Do takohemi me LDK-në dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara. Natyrisht, me mirëbesim dhe atmosferë pozitive”, ka thënë Kurti.
