DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Po ndodhë ngulfatje e qëllimshme administrative”, Smajlaj fajëson Qeverinë për situatën

18 Gusht 2026
A A
“Po ndodhë ngulfatje e qëllimshme administrative”, Smajlaj fajëson Qeverinë për situatën
Share on Facebook

Kryetari i degës së Aleancës në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj, ka kritikuar Qeverinë për, siç ka thënë, “ngulfatje të qëllimshme administrative” të pushtetit lokal.

Smajlaj ka reaguar edhe për protestën e paralajmëruar nga Asociacioni i Komunave për 1 shtator, duke thënë se ajo vjen si pasojë e politikave që, sipas tij, po i kufizojnë kompetencat e nivelit lokal.

“Sot pushteti lokal ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të një ngulfatjeje të qëllimshme administrative. Ky bllokim ka një emër të qartë. Protesta e paralajmëruar nga Asociacioni i Komunave për 1 shtator vjen si rezultat direkt i një politike që po tenton ta zhveshë nivelin lokal nga çdo kompetencë”, ka shkruar Smajlaj.

Ai ka kritikuar edhe Draft-Projektligjin për Pronën Publike, për të cilin ka thënë se rrezikon pronësinë e komunave mbi pronat publike.

“Drafti i ri i Projektligjit për Pronën Publike e shpërfaq hapur këtë tendencë, duke rrezikuar që komunat të humbasin pronësinë mbi shkollat, tokat, qendrat mjekësore dhe ndërtesat publike”, ka deklaruar ai.

Sipas Smajlajt, Aleanca që nga qershori ka ofruar zgjidhje për këto probleme, përfshirë një plan të veçantë për Prishtinën.

“Nëse partia që ka fituar zgjedhjet do të pranonte ofertën tonë, përveç se do t’i merrte votat e Aleancës dhe do t’i krijonte institucionet, do të bënte edhe një kthesë të madhe: do ta çlironte Prishtinën, e cila sot është e ngulfatur nga mungesa e buxhetit që ka rezultuar në mungesë totale të investimeve”, ka shkruar Smajlaj.

Ai ka përmendur edhe Fondin Emergjent për Prishtinën dhe propozimin për investime kapitale në kryeqytet.

“Fondi Emergjent për Prishtinën dhe ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard eurove për investime kapitale vetëm për kryeqytetin u vendos sepse kjo pikë specifike garanton financimin e plotë të të gjitha projekteve rrugore, unazave dhe investimeve madhore kapitale që sot kanë mbetur plotësisht pezull nga mungesa e mjeteve”, ka thënë ai.

Smajlaj ka akuzuar Qeverinë se po i trajton qytetet si rivalë politikë, ndërsa ka kërkuar nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet që të pranojë ofertën e Aleancës.

“Derisa kjo Qeveri i sheh qytetet tona si rivalë, Aleanca ka projektin shtetëror që e nxjerr kryeqytetin nga izolimi, duke e çliruar përfundimisht Prishtinën nga inatet politike. Mjafton që partia e parë që ka dalë nga zgjedhjet ta ketë vullnetin për të mos e bllokuar Kosovën”, shkroi Smajlaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com