DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aksident tragjik në Manëz të Durrësit, tre të vdekur dhe dy të lënduar

19 Gusht 2026
A A
Aksident tragjik në Manëz të Durrësit, tre të vdekur dhe dy të lënduar
Share on Facebook

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore të Manzës. Sipas të dhënave të policisë, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili më pas është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, K. V., 25 vjeç, si dhe dy pasagjerët, S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç.

Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç. Të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Sipas policisë, gjendja shëndetësore e 16-vjeçarit K. D. është e rëndë.

“Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 687)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 609)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com