Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar gjithsej 312 raste.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 60 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.
Në Sallën e Vogël janë trajtuar 19 pacientë, kryesisht për ndërhyrje si qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1 rast nga arma e ftohtë, 1 rast i intoksikimit, 1 person i përfshirë në përleshje fizike, si dhe 21 persona të lënduar në aksidente trafiku.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë realizuar 28 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.
Gjatë kësaj periudhe është regjistruar edhe 1 rast i vdekjes (exitus).
