Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të trafikut që ndodhi mbrëmë në Smrekonicë.
Viktimat janë: Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu.
Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i cili e ka cilësuar këtë rast tragjik si ‘’ditë e rëndë’’ për Mitrovicën.
“Jam thellësisht i prekur me rastin tragjik të aksidentit të sotëm që i mori jetën dy të rinjve të Komunës së Mitrovicës në moshë shumë të re. Ngushëllime familjeve Xhemajli dhe Zejnullahu për humbjen e më të dashurve të tyre, Qëndrimit dhe Rinorit. Kjo humbje nuk është humbje vetëm për familjet e të afërmit, por për gjithë qytetin. Shpirti i tyre u prehtë në paqe, e kujtimi për ta qoftë i përjetshëm!”, tha ai.
