DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Nuk është ndonjë resort luksoz” – Deputeti i VV-së konfirmon se bashkë me Kurtin u freskuan në Banjë të Malishevës

19 Gusht 2026
A A
Ganimete Musliu: Kurti sot po notonte në pishinë derisa ne e prisnim para Qeverisë
Share on Facebook

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotëm ka qëndruar në Banjë të Malishevës së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Hoti tha se së bashku me Kurtin kanë qenë në këtë pishinë rreth orës 07:00 të mëngjesit, duke potencuar se bëhet fjalë për pronë publike dhe se Kurti nuk ka qenë në ndonjë resort luksoz apo gjatë orarit të punës.

“Kemi qenë në ora 07:00 të mëngjesit dhe me siguri do të jemi edhe herave tjera, pse jo. Kjo është pronë publike që kryeministri e frekuenton, është njëra prej pishinave që, po themi, s’ka pasur investim prej vitit 1975 dhe po përpiqem që ta ketë të ardhmen. Nuk ka qenë në ndonjë resort luksoz dhe as në orarin e tij të punës”, ka deklaruar Hoti.

I pyetur mbi reagimin e deputetes Mulisu, ai ka thënë se nuk e kishte ditur se deputetë e PDK-së do të ishin në Kuvend.

“Po më vjen keq, nuk e kemi ditur që aty do të jenë deputetë e PDK-së”, ka thënë Hoti, duke shtuar se edhe nëse do ta dinin, nuk do ta ndryshonin planin e tyre.

Më herët, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kishte kritikuar Kurtin pasi, sipas saj, në orët e mëngjesit ai ndodhej në një pishinë në Banjë të Malishevës, ndërsa ajo dhe kolegë të tjerë po e prisnin para ndërtesës së Qeverisë.

Musliu kishte shkruar se Kurti ishte bashkë me deputetët e Vetëvendosjes, Gani Krasniqi dhe Valon Hoti, ndërsa kishte kritikuar edhe praninë e pjesëtarëve të sigurimit rreth tij.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com