DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gruda viziton Thaçin në Hagë para aktgjykimit: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

19 Gusht 2026
A A
Gruda viziton Thaçin në Hagë para aktgjykimit: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Share on Facebook

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, ku ai po mbahet në paraburgim.

Pak kohë para shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale, Gruda ka thënë se Thaçi ishte në disponim të mirë dhe me vullnet të madh.

“Sapo përfundova vizitën te Presidenti Hashim Thaçi në Hagë. Ishte me disponim të mirë dhe me vullnet të madh. Biseduam gjatë për tema të ndryshme. Kthjelltësia, intuita dhe forca e tij janë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Gruda.

Ai ka thënë se nga vizita është larguar me ndjenjën se pas tij po mbetet i mbyllur jo vetëm një njeri, por, siç është shprehur ai, një pjesë e historisë së re të Kosovës dhe lirisë së saj.

“Po largohem nga këtu me ndjenjën se pas shpinës sime po mbetet i mbyllur jo thjesht një njeri, por një pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lirisë sonë. 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin”, ka deklaruar Gruda.

Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Fillimisht, Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kishte afat deri më 19 maj për ta shpallur vendimin. Megjithatë, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai vendosi që ta shtynte këtë afat deri më 20 korrik 2026.

Më pas, vendimi përfundimtar u caktua për 16 shtator 2026.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com