DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova dhe Italia rreth 46 për qind të hyrjeve në Shqipëri

19 Gusht 2026
A A
Kosova dhe Italia rreth 46 për qind të hyrjeve në Shqipëri
Share on Facebook

Italia e ndjekur nga Kosova, përbën numrin më të madh të hyrjeve në Shqipëri. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria priti rreth 297 mijë hyrje më shumë, me një rritje vjetore prej 6.2%. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 në Shqipëri u regjistruan 5 milionë shtetasve të huaj.

Nga Kosova u regjistruan mbi 1.7 milion hyrje, ose rreth një e treta e totalit, me rritje 3.8% në raport me vitin e kaluar. Të marra së bashku, Kosova dhe Italia përbëjnë afërsisht 46% të të gjitha hyrjeve.

Një tjetër rritje e pazakontë u regjistrua nga Malajzia. Hyrjet nga ky vend u shtuan nga 2,429 në 6,508, me një zgjerim vjetor prej 167.9%.

Rritje të forta pati gjithashtu nga Lituania, me 81.4%, India me 78.3%, Finlanda me 57.6%, Izraeli me 49.5% dhe Polonia me 44.8%. Edhe Spanja dhe Ukraina shënuan rritje mbi 40%.

Në anën tjetër, rënia më e madhe u regjistrua nga Arabia Saudite, me 48.2%. Më pak hyrje pati gjithashtu nga Kina, Gjermania, Zvicra, Austria dhe disa vende të rajonit.

Rreth 116 mijë hyrje u regjistruan për qëllime biznesi dhe profesionale, ndërsa mbi 166 mijë ishin udhëtarë transit, raporton RTSH.

Fluksi i vizitorëve ditorë u rrit ndjeshëm me afrimin e sezonit. Nga rreth 22 mijë në janar, numri i vizitorëve ditorë arriti në mbi 53 mijë në prill dhe kulmoi në maj me 86,321 hyrje. Në qershor u regjistruan mbi 72 mijë, më shumë se trefishi i nivelit të janarit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com