DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

114 km/h dhe nën efektin e alkoolit, dalin pamjet e aksidentit tragjik në Durrës ku vdiqën tre persona

19 Gusht 2026
A A
Share on Facebook

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tre persona.

Në pamje shihet momenti kur automjeti, që po lëvizte me shpejtësi të lartë, humbet kontrollin në një kthesë.

Sipas të dhënave të ekspertizës, në momentin e aksidentit automjeti po lëvizte me 114 km/orë.

Nga rindërtimi i dinamikës së aksidentit rezulton se njëra prej gomave të automjetit ka goditur platformën prej betoni, ku ishte vendosur një tabelë. Pas përplasjes, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Tre personat që ndodheshin në makinë humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas të dhënave të ekspertizës, përveç shpejtësisë së lartë, drejtuesi i automjetit rezultoi edhe nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së mërkurës, ndërsa viktimat janë Kleo Vrioni, 26-vjeçarja Sara Brugentelli dhe një 15-vjeçar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com