DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nga peng i forcave serbe në luftë, te fletëarresti i Beogradit: Përndjekja e Bajram Bajramit që u arrestua në Kroaci

20 Gusht 2026
A A
Nga peng i forcave serbe në luftë, te fletëarresti i Beogradit: Përndjekja e Bajram Bajramit që u arrestua në Kroaci
Share on Facebook

Fushata e Serbisë për ndjekjen e qytetarëve të Kosovës përmes fletëarresteve ndërkombëtare po vazhdon të prodhojë raste absurde, ku viktimat e luftës dhe civilët e pambrojtur trajtohen si të akuzuar. Rasti më i fundit që dëshmon këtë strategji të Beogradit është ai i shtetasit kosovar Bajram Bajrami, i cili, siç u raportua dje nga Gazeta Insajderi, u arrestua rreth dy javë më parë në Kroaci mbi bazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia. Arrestimi i tij në shtetin kroat ngre sërish alarmin për abuzimin e mekanizmave të drejtësisë ndërkombëtare, konkretisht Interpolit, nga shteti serb. Qëllimi mbetet i njëjtë: targetimi, njollosja dhe frikësimi i qytetarëve shqiptarë që mbijetuan terrorin e viteve 1998-1999. Por, në rastin e Bajramit, e kaluara flet me dokumente dhe fakte që përmbysin tërësisht pretendimet e Beogradit.

 

Arrestimi i shtetasit nga Kosova, Bajram Bajrami, para dy javësh në Kroaci, në bazë të një fletëarresti nga Serbia, u bë i ditur gjatë ditës së djeshme përmes një raportimi.

Ndërkohë, një hulumtim në arkivat e medieve të shkruara të vitit 1998 sjell të dhëna rreth të kaluarës së Bajramit gjatë periudhës së luftës.

Të dhënat nga botimet e asaj kohe tregojnë se Bajrami ishte raportuar si i rrëmbyer dhe i mbajtur peng nga forcat serbe në korrik të vitit 1998.

Sipas raportimeve të gazetës “Koha Ditore” të datës 23 korrik 1998, gjatë një ofensive në rajonin e Ferizajt, njoftohej “për rrëmbime të disa shqiptarëve nga policia serbe”.

Në artikullin që raportonte për granatimet në fshatin Jezerc dhe lëvizjet drejt Nerodimes së Epërme, gazeta citonte burime nga terreni për rrëmbimin e disa civilëve.

“Në malet e Nerodimes janë rrëmbyer edhe të rinjtë Bajram H. Bajrami dhe Ibush Bajrami, të lindur më 1977,” thuhej në artikullin e datës 23 korrik 1998.

Më tej, teksti saktësonte: “Supozohet se ata janë dërguar në QS të Ferizajt. Për fatin e këtyre të rrëmbyerve nuk dihet asgjë më shumë”.

Raportime të ngjashme për këtë ngjarje gjenden edhe në buletinet e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) të asaj kohe, të cilat e evidentonin ngjarjen e 21 korrikut 1998 si ndalim të civilëve në këtë zonë. Megjithatë, dy ditë më vonë, fati i të ndaluarve u sqarua në një tjetër raportim.

Gazeta “Koha Ditore”, në numrin e datës 25 korrik 1998, njoftonte për lirimin e tij nga policia serbe.  Në lajmin me titull “Gjendje e rëndë në Nerodime të Epërme dhe në Jezerc”, theksohej: “Siç u kuptua sot, policia serbe ka liruar katër personat që mbante peng: Shaip Rekën, Halit Rekën, Bajram Bajramin si dhe Bujar Bajramin”.

Pavarësisht këtyre të dhënave arkivore ku ai figuron si person i marrë peng dhe më pas i liruar nga vetë forcat serbe, Bajram Bajrami sot ndodhet në paraburgim në Kroaci, në pritje të procedurave ligjore që rrjedhin nga urdhërarresti i lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 687)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 672)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com