DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deliu e PDK’së pret protesta masive: Ditëve në vijim do të jenë kategori të shumta shoqërore bashkë me ne

20 Gusht 2026
A A
Deliu e PDK’së pret protesta masive: Ditëve në vijim do të jenë kategori të shumta shoqërore bashkë me ne
Share on Facebook

Blerta Deliu-Kodra, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka paralajmëruar protesta masovike me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe respektimit të Kushtetutës nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Deliu-Kodra ka thënë se ditëve në vijim do të shihen kategori të shumta shoqërore bashkë me PDK’në me qëllim që të funksionalizohen institucionet.

“Unë pres masovizim të protestës tonë, ditëve në vazhdim ju do të jeni dëshmitarë që kategori të shumta shoqërore do të jenë bashkë me ne për të demonstruar edhe një herë nevojën e funksionalizimit. Secili që sot jeton në Kosovë e do një Kosovë funksionale. Unë pres që masovizimi të jetë deri në kthimin e ligjshmërisë ne do të jemi edhe në Kuvend, por nuk do të përjashtojmë edhe aksione të tjera me qytetarët e Republikës”, deklaroi ajo.

Deputetja e PDK’së ka thënë se ky subjekt politik e ka tashmë të qartë qëndrimit, që nuk do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

“Këto kriza i konvenojnë vetëm një njeriu, Albin Kurtit. Ne kërkojmë që ta ushtrojmë mandatin tonë si deputetë të opozitës. PDK-ja e ka qartësuar tashmë qëndrimin e saj. Nuk kemi nevojë të takohemi më me Albin Kurtin”, deklaroi Deliu-Kodra.

“Ata nuk po vijnë këtu për ta përmbushur mandatin e tyre. Kushtetuta duhet të jetë mbi të gjithë dhe as Albin Kurti nuk mund të jetë mbi Kushtetutën. Kjo sjellje po tentohet të shndërrohet në një sjellje normale, por nuk është e tillë”, tha ndër të tjera ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 687)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 672)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com