Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit se Kosova do të eksportoj thëngjill.
Ai tha se kjo tregon varfërinë ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim nga qeveritarët, të cilët i cilësoi “të padijshëm” dhe “të mbrapshtë”.
“Pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova tash krenohet me eksportin e thëngjillit. E në anën tjetër, importon enegjinë e prodhuar nga ai thëngjill. Dhe kjo ndodh pas 6 vitesh të LVV-së në krye të qeverisë, gjatë të cilave vite asnjë kapacitet i ri energjetik stabil nuk është ndërtuar, as me thëngjill e as me gaz”, ka shkruar ai.
