DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Veprime emergjente”, Rizvanolli kërkon hetim administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

20 Gusht 2026
A A
“Veprime emergjente”, Rizvanolli kërkon hetim administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes se punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti.

Rizvanolli ka shprehur ngushëllime për familjen Ahmeti.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti. Familjes Ahmeti, të afërmve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar ajo.

Ajo ka bërë të ditur se nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut ka kërkuar që urgjentisht të zhvillohet një hetim administrativ për rastin.

“Përderisa presim që organet kompetente të hetojnë këtë rast, nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kam kërkuar që urgjentisht të sigurojnë hetim administrativ të rastit dhe llogaridhënie të plotë në rast se konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje të protokolleve të shëndetit dhe sigurisë”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ndërsa, ministrja ka thënë se nga KEK-u ka kërkuar edhe masa emergjente për rivlerësimin e sigurisë së punëtorëve dhe zbatimin e rreptë të masave mbrojtëse.

“Njëkohësisht, nga KEK-u kam kërkuar veprime emergjente për të rivlerësuar masat e sigurisë së punëtorëve dhe për të garantuar zbatimin rigoroz të tyre”, ka shkruar ajo.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 688)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 701)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com