DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aleanca: Pushteti e ka kthyer KEK-un në terren vdekjeje, kërkohet hetim urgjent dhe dorëheqje

20 Gusht 2026
A A
Aleanca: Pushteti e ka kthyer KEK-un në terren vdekjeje, kërkohet hetim urgjent dhe dorëheqje
Share on Facebook

Aleanca ka reaguar përmes një komunikate zyrtare për medie, pas rasteve të njëpasnjëshme tragjike në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku brenda një viti kanë humbur jetën katër punëtorë.

Në reagimin e saj, Aleanca thekson se vdekjet e punëtorëve Mixhen Sadiku, Milazim Binaku, Haxhi Gojnovci dhe së fundmi Arbenit Ahmeti, janë dëshmia më e rëndë e dështimit dhe neglizhencës kriminale të kësaj Qeverie.

Sipas këtij subjekti, dy vdekjet tragjike brenda vetëm tri ditëve të fundit dëshmojnë se situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit dhe se pushteti ka dështuar të garantojë jetën e qytetarëve.
“Këta që shtiren çdo ditë se po marrin masa për mbrojtjen e punëtorëve, në realitet e kanë sjellë ndërmarrjen më të madhe publike në një terren të rrezikshëm ku vdesin njerëzit”, thuhet në komunikatën e Aleancës.

Ata kanë drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj ministrisë së linjës, duke u shprehur se po sillet si “agjenci mortore”, teksa menaxhmenti dhe Bordi politik i KEK-ut reagojnë vetëm me komunikata shabllone pasi ndodhin tragjeditë, në vend që të parandalojnë rreziqet.

Më tej, në reagim potencohet se punëtorët e KEK-ut po detyrohen të punojnë nën presion e frikë, duke mos guxuar të denoncojnë rreziqet në vendin e punës nga frika e pasojave prej një menaxhmenti represiv.

Përballë kësaj situate, Aleanca ka paraqitur kërkesa të prera duke kërkuar hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe përgjegjësi të plotë ligjore e penale për secilin zyrtar përgjegjës.

“Menaxhmenti dhe Bordi i KEK-ut duhet të japin llogari urgjente para drejtësisë dhe dorëheqje të menjëhershme për humbjen e këtyre jetëve. Njëjtë duhet të veprojë edhe deputetja që sillet si ministre”, përfundon komunikata, e cila mbyllet duke u shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të punëtorëve.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com